“Daily Mail” shkruan për Kamzën, ironi në rrjetet sociale për foton e Mziut me Trumpin ‘Qytetar Nderi’

401
Sigal

“Një qytet shqiptar i njohur për emërtimin e rrugëve sipas emrave të disa qyteteve dhe personaliteteve botërore, e ka shpallur presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ‘Qytetar Nderi’”.

Kështu e nis shkrimin e saj të shkurtër britanikja “Daily Mail”, e cila i ka kushtuar një artikull lajmit të djeshëm se kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu e shpalli qytetar nderi Donald Trump.

“Bashkia e qytetit të Kamzës votoi unanimisht për Donald Trump “si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikues mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”, shkruan “Daily Mail”.

Vendimi, i marrë të mërkurën, citon më tej gazeta britanike, përshëndeti Trump për “ofrimin e shpresës për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë e ndjenë veten të tradhëtuar nga klasa politike.”

“Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, është e drejtuar nga opozita e qendrës së djathtë , me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”, e përfundon shkrimin e saj “DailyMail”.

Sakaq, në rrjetet sociale ka plasur gallata me fotot ironike të këtij vendimi.