Dade: Keqardhje për PS që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Ramës

457
Sigal

Pas votimeve njëpartiake, ish-ministrja socialiste Arta Dade, kritikon hapur kryeministrin Edi Rama. Dade në përgjigje mbi komentet në një shkëmbim opinionesh në Këshillin e Ambasadorëve, shprehet se Rama dhe grupimi i tij i Rilindjes, solli në PS vese e praktika të cilat kjo parti nuk i ka patur të vetat.

Ajo shton se ndjen keqardhje për Partinë Socialiste që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës dhe se sipas saj, socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama.

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”,-shkruan Dade në përgjigje të një mesazhi të ish-ambasadorit Shpëtim Çaushi.