Daçiç: Shtyrja e vizitës së Ramës pozitive, vullnet për ulje tensionesh

394
Sigal

BEOGRAD– Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç e vlerëson pozitiv vendimin për shtyrjen e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, duke u nisur nga situata e krijuar gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Daçiç thotë se shtyrja e vizitës për në 10 nëntor është i shërben edhe uljes së tensioneve të krijuara tek të dyja vendet për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes.
 
Ministri i Jashtëm serb u shpreh se nevojitet vullnet politik për uljen e tensioneve, ndërsa shtoi se Beogradi është i përkushtuar për marrëdhëniet e mira në Ballkan.
 
“Vendimi për shtyrjen e vizitës së Ramës dhe jo anulimin, është pozitiv. Incidentet gjatë ndeshjes, patën ndikim negativ mes dy vendeve. Për uljen e tensioneve nevojitet vullnet politik, dhe Serbia e ka këtë vullnet për të kapërcyer problemet. Serbia mbetet e përkushtuar për marrëdhëniet e mira në Ballkan”, u shpreh Daçiç