Çuçi: Audit i huaj për financat e vendorëve, mungonin në 20 vjet

434
Sigal

TIRANE –  Qeveria do të kontraktojë javën e ardhshme një kompani të huaj për të vlerësuar gjendjen financiare të bashkive dhe komunave të vendit, i cili do të përfundojë para zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi tha se në një 20 vjet nuk ka pasur asnjë vlerësim financiar të tyre, ndërsa shtoi se prej muajit maj është ngritur një grup i posacëm ekspertësh për strategjitë e reformimit të qeverisjes vendore.

Nga komisioni parlamentar i Ligjeve ku zhvilloi një seancë dëgjimore lidhur me progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2014, ministri Çuçi tha se brenda këtij muaji në Kuvendin shqiptar do të shkojnë amendimet për ligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit.

Ministri tha gjithashtu se shpenzimet buxhetore për pushtetin vendor me hartën e re territoriale do të rriten në masën 2.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në vëmendjen e ministrit Çuçi si koordinator kombëtar kundër korrupsionit, u vendoss edhe strategjia për luftimin e këtij fenomeni. Ai tha se brenda vitit 2015 do të jetë funksional regjistri elektronik i korrupsionit.
 
“Ne jemi proces konsultimi me të gjithë aktoret për planin dhe strategjinë e veprimit që do të kalojë në qeveri brenda vitit”, deklaroi Çuçi para deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve.

Sakaq, gjatë mbledhjes është ngjallur debat mes ministrit dhe kreut të Komisionit të Ligjeve.
 
Fatmir Xhafaj: Keni bërë më shumë ëorkshop se punë
Ministri Çuçi: Nuk është e vërtetë, ka rezultate konkrete kundër korrupsionit