Ç’tallje! Policia kërkon ndihmën e popullit, për 10 milionët e grabitur nga shteti!

559
Sigal

Një qytetar nuk ka vonuar ta shprehë revoltën e tij për vonesën më të cilën Policia e Shtetit po vepron për të hetuar grabitjen e miliona eurove në Rinas. Si një vëzhgues i hollë, qytetari, sheh me habi se si kjo Polici priti derisa të përfundonte procesi i 30 qershorit dhe pastaj, ofroi 10 mijë euro për informatorin e milionave të grabitura.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka gjetur me vend këtë shqetësim, e ka publikuar mesazhin me këtë shënim: “Akuzon narkopolicinë se po mbulon grabitjen shtetërore të shekullit në Rinas! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. “

Përshëndetje zoti Sali Berisha. Të lutem, postoje.

Ka dy muaj që janë vjedhur lekët në barkun e avionit dhe Policia e Shtetit – pasi prishi çdo provë dhe mashtroi me dëshmitarë të rremë, Bengas, baca, baba, xhaja, kunata dokrra etj etj. u kujtua për të treguar sikur po heton çështjen tani – të kërkojë ndihmën e popullit.

Se, më përpara nuk e bënin dot, se u duheshin për zgjedhjet milionat që vodhën vet.

Po kjo është Policia jonë, se ishin duke ngrënë drekë dhe i prishej terezia në momentin kur ndodhi grabitja.

Policë në qejfin e tyre, s’e prishin terezinë dhe tani japin 10 000 € për informacion për të gjetur 10 milionë € të vjedhura nga shteti!

Kësaj i thonë të tallesh me popullin, të bësh sikur po heton ato që ke vjedhur vetë.