Crown Agent nuk respektoi kontratën, duhej të zbohej

472
Ambasada Britanike në Tiranë në një deklaratë publike dje reagoi ndaj kritikës që ushtroi kryetari i PD Lulzim Basha ndaj dështimit të misionit të Croën Agents në doganat shqiptare, i cili I kërkoi qeverisë shqiptare të ndërpriste kontratën, pasi në në arkën e shtetit mungojnë 150 milionë dollarë nga eficenca e dobët në dogana. Ambasada Britanike, nuk e meerr parasysh këtë fakt, dmth dëmin që i është bërë arkës së shtetit shqiptar nga puna e dobët e Croën Agents në doganat shqiptare, e ca më pak, nuk merr parasysh as kushtet e kontratës që ka nënshkruar Croën Agents me shtetin shqiptar. 
Sigal


Në Crow

n Agents është një ministër britanik

Ambasada Britanikë në Tiranë, duke dashur të mbrojë imazhin e Croën Agents për të hedhur poshtë kritikat ndaj performancës së dobët që ka treguar në doganat shqiptare, në reagimin e saj përmend faktin, që kjo kompani ka qënë shtetërore, por edhe se tani, në të bën pjesë një ministër britanik. “Croën Agents është një kompani e respektuar britanike, e cila ka qenë më parë një agjenci e qeverisë britanike dhe shumë nga stafi i saj janë ish-zyrtarë të qeverisë” . Madje “Një prej ministrave në qeverinë e tanishme është pjesë e Bordit Menaxhues të Croën Agents.” Ambasada Britanike, edhe psee njeh dhe ka pohuar shpesh herë që në Shqipëri është problem korrupsioni, por në rastin e korrupsionit në doganat shqiptare, kërkon fakte, meqë aty përgjegjëse është Croën Agents. Ja hipokrizia e Ambasadës Britanike: “Nga ana tjetër, politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Croën Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete. Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre” thuhet në vijim të deklaratës për shtyp e cila mbyllet duke deklaruar “Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik.” Meqë ambasada britanike kërkon fakte për korrupsionin në doganat shqiptare, ku është përgjegjëse Croën Agents, përse ambasada britanike nuk paraqet faktet për korrupsionin në Shqipëri, në ato raste që ajo deklaron se ka? Por ambasada britanike e mbron kompaninë private britanike, sepse mbron interesat e saj, ngaqë në arkën e shtetit britanik derdhen edhe të ardhura që fiton Croën Agents në Shqipëri, por që taksat paguhen në Angli, në saj të marrëveshjes që ka bërë kjo kompani me shtetin shqiptar, për të shmangur tatimin e dyfishtë.


Specialisti i doganave argumenton përgjegjësitë dhe dështimin e Croën Agents

Specialisti, ish drejtori i Doganave, Flamur Gjymishka, në një analizë të botuar para pak ditësh te gazeta “Telegraf” analizoi përgjegjësitë e dështimit të Croën Agents në doganat shqiptare, ku ndër të tjera, sipas specialistit Gjymishka janë: Personeli i kësaj kompanie nuk ka formimin e nevojshëm në njohjen dhe zbatimin e legjislacionit të BE. Dështimi i Croën Agents në vendet e tjera të rajonit si në Bullgari, Maqedoni, etj. Vlerësimi për performancë të ulet nga ekspertë të rajonit për eficencën e CA në vendet ku ka asistuar. Për vitin 2014 rezultatet e CA ishin larg objektivave të vendosura në kontratë. Të ardhurat në dogana do të rriteshin mbi 1% të PBB. Nisur dhe nga rritja e taksave kryesisht të mallrave të akcizës duhej që rritja të kapte 2% të PBB. Faktikisht rritja e të ardhurave ishte 0.4% (rritje e mundësuar kryesisht nga heqja e përjashtimeve në fushën e hidrokarbureve, si dhe rritja e nivelit të akcizës) e PBB, pra rreth 5 herë më pak se objektivi i vendosur në kontratë. Në 6 mujorin e pare të vitit 2015 rezultatet janë akoma më të ulta. Realizmi i të ardhurave është 8.6 mld më pak se plani dhe 3.7mld më pak se një vit më parë. Në historikun e doganave nuk ka rast tjetër që rezultati 6 mujor, apo vjetor të jetë më i ulet se një vit më parë. Në intervistën e tij David Smith justifikon rënien e zhdoganimit të cigareve me ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambjentet publike dhe të shtimit të pirjes së duhanit të dredhur. (Nga statistikat nuk rezulton një fakt i tillë, pasi nuk janë rritur të ardhurat nga duhani). Ky vlerësim nuk është professional. CA si një kompani konsulence duhet t’i rekomandonte Ministrisë së Financave mënyrën e ndryshimit të nivelit të akcizës gjë që nuk rezulton ta ketë bërë.