Courrier des Balkans: “Beteja e gjatë e policit Zagani kundër kanabisit”

447
Në 2015, shumë kohë para se çështja “Tahiri” të trondiste qeverinë “Rama”, një shef i policisë shqiptare do të jepte alarmin. Zbulimet e tij mbi përmasat e trafikut të kanabisit, pak të vlerësuara nga autoritet shqiptare, e kanë shndërruar në një person “non grata” në vendin e tij. Dritan Zagani është aktualisht një refugjat politik në Zvicër. Ai sot ndjehet krenar për alarmin që ka dhënë. Në 16 dhjetor policia siciliane ka arrestuar shumë persona, ndër të cilët edhe shefin mafioz shqiptar, Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahirit, ministër i brendshëm nga 2013 deri në pranverën e 2017. Këtë ngjarje Zagani e priste prej kohësh. Ndërkohë që qeveria shqiptare përgatiste një operacion kundër trafikantëve të drogës në Lazarat, Dritan Zagani kishte filluar të zbulonte një grup tjetër trafikantësh. Kërkimet e çuan atë te “Audi A8”, makina e zezë me xhama të zinj, e cila ishte raportuar të kalonte disa herë kufirin me Greqinë dhe në Siçili, si një mjet i përdorur nga klani Habilajve. Dritan Zagani zbulon se kjo makinë ishte e regjistruar në emrin e Saimit Tahirit, ministër i Brendshëm dhe që kishte namin se ishte person shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama. Ky ishte një zbulim i madh që e rrezikonte Zaganin. Pasi Zagani kishte lajmëruar eprorët ai filloi të ndiqej dhe të përgjohej. Tentativat e tij për të kapur trafikantët dështuan dhe ata vijuan planin e tyre. I zhgënjyer që autoritet shqiptare nuk po vepronin, ai ia dha informacionet policisë italiane duke shpresuar që ata do t’i arrestonin trafikantët në anën tjetër të Adriatikut. Për këtë arsye Zagani gjendet i akuzuar dhe shtëpia e tij do të kontrollohej. Gjykata për Krime të Rënda e Tiranës e akuzon për shpërdorim të detyrës dhe bashkëpunim me policinë italiane e bashkëpunim me një grup mafioz. I arrestuar, ai qëndron në burg për 6 muaj e tetë ditë. Në korrik 2015 Zagani lirohet, por gjykatësi që e liroi ishte vendosur në listën e zezë nga SHBA. Familja e tij largohet për në Itali dhe pastaj arrin në Zvicër. Gjatë kohës që Zagani priste përgjigje për kërkesën e tij për azil politik, ai shpallet armik numër një në Shqipëri. Kryeministri Rama e akuzon publikisht që i ishte shmangur drejtësisë dhe qeveria e tij kishte kërkuar dy herë ekstradimin përmes Interpolit. Në mars të vitit 2017 Zagani fiton statusin e refugjatit politik në Zvicër. Prej disa muajsh opozita përpiqet të përdorë historinë e Zaganit për të denoncuar kanabizimin e Shqipërisë, pa pasur asnjë mbështetje ndërkombëtare. A po ndryshon ky qëndrim i ndërkombëtarëve? Pas zbulimit të “çështjes Tahiri” diplomatët evropianë dhe amerikanë kanë shtruar pyetjen për të vazhduar ose jo mbështetjen për qeverinë e Edi Ramës, i cili përgënjeshtron çdo lidhje me trafikantët. 

Marrë nga “Courrier des Balkans”


Sigal