Çorba e koalicioneve i mbetet në fyt elektoratit

681
Sigal

Rama e Berisha kanë vazhduar deri pasmesnate firmosjen e kontratave për aleancat parazgjedhore

Bisedimet kanë vazhduar mbrëmë deri pasmesnate dhe ndërkohë që, shumica e partive u lidhën brenda koalicioneve, Fryma Demokratike do të përfaqësohet e vetme, ndërsa Aleanca kuqezi ka dalë që andej në minutat e fundit. Nga ana tjetër, Gjinushi, vazhdon të reflektojë mërinë e demokristianëve ndaj lëvizjeve të Ramës, duke i lënë vetes vetëm dy alternativa: Shkrirjen e socialdemokratëve, ose bashkëpunimin me PS-në, pa pasur për vete, përfaqësim parlamentar. Nga ana e tij, Petro Koçi nuk i ka rezistuar tundimit për shkrirjen e PSV-së brenda partisë “mëmë”, duke i treguar të tjerëve se në këtë kohë të vështirë vetësakrifikimi është një mundësi.

Pas mesnatës

Deri pas mesnatës PS-ja e kishte derën të hapur për Gjinushin, ndërsa Topi nuk e ktheu fare kokën nga selitë e dy partive, duke deklaruar ballafaqimin vetmitar para elektoratit të vet. Rreth orës 11:00 kreu i PDS-së, Paskal Milo doli i gëzuar nga selia e socialistëve, ku sapo kishte firmosur kontratën e bashkëpunimit, pikërisht 60 minuta para se të shënohej mesnata. Pas tij portën e Ramës e kaloi edhe kreu i demokristianëve Zef Bushati, i cili duket se ka pasur vështirësi në negociatat me të djathtët. Në kampin e të djathtëve gjendja dukej disi më e kristalizuar dhe lista pothuajse përfundimtare u përhap dorë më dorë qysh në pasditen e djeshme, duke pritur ndonjë surprizë të vogël gjatë pasmesnatës.

Çorba e koalicioneve

Synimi i koalicioneve është padyshim marrja e pushtetit dhe për të garantuar çelësat e qeverisjes, politikanët tanë bëjnë aleanca, jo vetëm me armiqtë e tyre por edhe me “djallin”. Megjithatë, koalicionet e sivjetshme janë më absurdet dhe më të pabesueshmet për çdo vëzhgues të kujdesshëm. Sepse në këto koalicione janë bashkuar ekstremet, të cilët padyshim që ditën e ndarjes së pushteteve do të nisin sherret mes njëri – tjetrit. Kështu në koalicionin e djathtë janë bashkuar, republikanët me monarkistët, partia e minoritarëve të Megës, me partinë çamëve, njëra nga partitë e ish të përndjekurve politikë me Partinë Demokratike të cilën deri dje po përpiqeshin ta rrëzonin, për shkak të vonesës së dëmshpërblimeve. Këtu janë bashkuar partia e Myslimanëve me atë të Demokristianëve, si edhe shumë ekstreme të tjera. Ndërsa në koalicionin e majtë, çudia ka kapur kuota më të pabesueshme. Sepse aty partia e minoritarëve të Dules bashkëpunon me partinë tjetër të çamëve, “Aleanca Popullore”, partia e ish të përndjekurve politikë “Rruga e Lirisë”, me tre partitë komuniste të cilat deri dje i ka cilësuar si përfaqësues të persekutorëve të tyre. Por më tej, në këtë koalicion, do të bashkohen të gjithë ata që deri dje kanë qenë në tentativa me PD-në, duke vjedhur vrer ndaj Ramës. Në këtë konglomerat, paradoksi më i madh ka të bëjë me faktin se demokristianët janë ndarë nga dy partitë e tjera simotra dhe bashkëpunojnë aty me parti, myslimane, bektashiste, apo ku komunistët do të bashkëpunojnë me parti ekstremiste, djathtiste. Po kështu edhe Gjinushi, pasi është grindur me Ramën ka pritur të dëgjojë ndonjë thashethem më shumë për mundësinë e Polit të Tretë, ku mund të inkuadrohej me Topin dhe Spahiun, por duket koha mbaroi dhe se alternativa nuk ka më. Si do zgjidhen vallë shumë prej problemeve që janë në listën emergjente, siç është Çështja Çame, kur brenda një koalicioni çamët do të kërkojnë njohjen e rezolutës dhe minoritarët grekë mosnjohjen  problemit? Çfarë do të ndodhë kur ish të përndjekurit do të kërkojnë dëmshpërblimet, ndërsa komunistët do të kundërshtojnë këtë alternativë? Po më tej, çfarë do të ndodhë me pronarët, që ë kërkojnë pronat e tyre, kur partitë që përfaqësojnë të papronët do të kërkojnë mosndryshime të akteve pronësore. Si do ndihet vallë elektorati republikan, kur përfaqësuesit e Monarkisë të kërkojnë rikthimin e mbretit në pushtet? Të gjitha këto janë dilema që kërkojnë t’ua lënë litarin brenda elektorateve të veta, ku marrja e qeverisjes nuk garanton zgjidhjen e problemeve.

Plasaritjet

Që tani kanë filluar plasaritjet brenda partive dhe koalicioneve për emrat e listave të përfaqësimit. Thuhet se, në momentet e fundit nëpër këto lista do të dynden biznesmenët që do të paguajnë miliona për të qenë deputetë, ndërsa militantë edhe përfaqësuesit e vërtetë di të “ngrohen në diellin e qershorit”. Duket se këto koalicione janë çorba që në një farë mënyre do t’i mbeten në grykë njerëzve të thjeshtë, të cilët do të kujtojnë atë këngën e njohur të K.Th.Spirit që thoshte dikur:

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe

Ku ta dija unë i gjori

se armiku ish me ne”.

Ndërkohë tani janë bërë bashkë, miq e armiq, të majtë e të djathtë duke ecur me ethe drejt rrugës së pushtetit të ardhshëm

Partitë rreshtohen në formacionet e dy koalicioneve për të nisur startin e garës elektorale

Rregjistrimi deri në mesnatë, PD me 27 parti të koalicionit të djathtë, PS me 39 parti të majta

Deri në mesnatën e djeshme 27 parti të koalicionit të Djathtë dhe 39 parti të koalicionit të majtë janë rreshtuar në startuin e garës elektorale për të maksimalizuara numrin e votave të dy koalicioneve të tyre kundërshtare. Negociatat e mbrëmshme e kanë kaluar orarin e mesnatës, por duket se më në fund, pagjumësia e krerëve partiakë e ka justifikuar sakrificën, ngaqë gjithçka është e gatshme për regjistrimin në KQZ.Sot është afati i fundit i rregjistrimit dhe dy liderët  kryesorë janë përpjekur të mbyllin negociatat edhe me krerët e  mëtë vegjëlve, të cilët deri tani nuk kishin marrë ndonjë vendim përfundimtar. Por duket se sot

Të djathtët

Në këtë mënyrë 27 partitë e djathta e kanë quajtur të susseshëm realizimin e kontratave për koalicionin, duke premtuar maksimalizimin e votave të tyre. Në listën e këtyre partive përfshihen forcat politike që nga Partia Demokartike e deri te emrat e disa partive të vogla, të cilaëve pavarësisht se nuk mund t’i jetë dëgjaur emri, përsëri konsiderohen të vlefshme për votaat q ëdo të sjellin në këtë aleancë. Por numri i partive të djathata ka pasur tendencë rritjeje deri në orët e mëngjesit, sepse tani dy forcat kryesore kanë shpallur luftë për çdo votë dhe për çdo familje. Kështu koalicioni i djathtë në raport me zgjedhjet e kalaura ka marrë në gjirin e vet edhe Partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, të Dashamir Shehit, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe disa parti të tjera më të vogla, ndërkohë q ënaga gjiri i saj është shkëputur, përfaqësia e Partisë Fryma Demokratike, me në krye ish kreun e grupit parlamentar të kësaj partie Bamir Topin. Ndërkaq, PD-ja ka lënë jashtë koalicionit të djathtë, partinë e Ngjelës, të ish të përendjekurve politikë “rruga e Lirisë”, si edhe disa parti të tjera më të vogla.

PS koalicion me 39 parti

Aleanca për Shqipërinë Europiane, ky është emri i koalicionit të majtëq ë kryesohet nga PS. Deri tani numri i partive të majta është 39 dhe ka tendenca të shtohet edhe më shumë deri në mabrimin e afatit të regjistrimit. Dje, Kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, pasi nënshkruan në Shkodër marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 deklaruan se fitorja e këtij koalicioni është shumë e afërt. Po dje, PS firmosi marrëveshjen me  PBDNJ dhe përfundoi bisedimet me  Aleancën Kuq e ZI. Duket se PS-ja po synon shtimin e num,rit të partive të koalicionit, qoftë edhe kur dis anga këto parti nuk arrijnë ët marrin as 200 vota. Por lufat për çdo votë është motua e kësaj fushate të tensionuar elektorale. Emri Aleanca për Shqipërinë Europiane shpreh më së miri aspiratën e integrimit të vendit tonë në BE, ndërkohë që sigla përfundimtare e PD-së do ta përfshijë padyshim, impenjimin politik për këtë integrim. Sot plotësohen përfundimisht formacionet e dy koalicioneve që o të hedhin në fushën e lojës elektorale batalionet e përfaqësuesve të tyre për realizimin e kësja fushate. Ndërkohë lufta politike brenda partive vazhdon me ashpërsi dhe kjo gjë do të thellohet edhe më shumë pas deklarimit të emrave në listat përkatëse. Deri tani ëhsët thënë në formë thashethemi se këto lista do të preken në momentin e fundit nga sindromi i pagesave nën dorë, ku do të ketë ndryshime deri në çastin e mbylljes. Pas dorëzimit të listave për koalicionet, në selitë e partive do të nisë zhurma e listave të emrave, ku shumë individë do të bëjnë divorc me krerët e partive, ndërkohë që shumë të tjerë do të afrohen si me parashutë për të përfaqësuar ndonjerën prej forcave politike.

Lista e partive politike të koalicionit të djathtë

1-Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë PPDKSHL Pal Shkambi

2-Partia Aleanca Demokrastiane e Shqipërisë  ADK Zef Bushati

3-Partia e Çështjeve Shqiptare PÇSH Bardhi Shurdhi

4-Partia Lëvizja e Legalitetit PLL Ekrem Spahia

5-Partia Aleanca Kombëtare   PAK Krenar Tahiri

6-Partia Republikane Shqiptare PR Fatmir Mediu

7-Partia Lëvzja për Drejtësi e Shqiptarëve PLDSH Astrit Kosturi

8-Partia Drejtësi Integrim e Unitet PDIU Shpëtim Idrizi

9-Partia Bashkimi Demokratik Shqiptar PBD Ylber Valteri

10-Partia Demokristiane e Shqipërisë PDK Nard Ndoka

11-Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar LZHK Dashamir Shehi

12-Partia Mendimi i Djathtë Liberal MDL Laurete Mici

13-Partia Konsevatore Kons Armando Ruco

14-Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë PAA Lufter Xhuveli

15-Partia Bashkimi Liberal Demokrat BLD Arian Starova

16-Aleanca Maqedonase Integrim EuropianAMIEEdmond Themelko

17Partia e të Drejtave të Mohuara PDM  Ilir Vata

18-Balli Kombëtar Demokrat BKD  Artur Roshi

19-Partia Civile e ShqipërisëPCSHDritan Broka

20-Partia e të Drejtave të Mohuara e RePDMe Re Fatmir Hoxha

21-Partia Balli Kombëtar  PBK Adriatik Alimadhi

22-Lëvizja Demokristiane e Shqipërisë  LDK  Nikoll Lesi

23-Partia Minoriteti etnik grek për të ardhmen  MEGA Kristo Kiço

24-Partia Demokratike PD Sali Berisha

25-Aleanca Demokratike AD Arben Demeti

26-Partia Demokracia e Re Europiane PDRE  Kocci Tahiri

27-Partia Lëvizja Shqipëria e Re PLSHR Edmond Vlashaj

LISTA E PARTIVE QË FIRMOSËN NË KOALICION ME PS

1. Partia Socialiste

2. Partia Socialiste e Vërtetë 91

3. Partia Socialiste e Moderuar

4. Partia Komuniste Shqiptare

5. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar

6. Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori

7. Partia për Prosperitet Demokratik

8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

9. Partia për Unitet Kombëtare

10. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (vjen sot)

11. Partia e Gjelbër PGJ

12. Partia e Çështjeve Shqiptare

13. Partia G99

14. Partia Ardhmëria Shqiptare

15. Partia për Drejtat e Emigrantëve

16. Partia Rruga e Lirisë

17. Partia kristian Demokrate

18. Partia Reformatore Demokratike

19. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë

20. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet

21. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

22. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara

23. Aleanca për Barazi e Drejtësi Evropiane

24. Partia e Punës e Shqipërisë

25. Partia Ambientaliste

26. Partia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve shqiptarë

27. Partia e Pajtimit Kombëtar

28. Partia Shqiptare Atdheu

29. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar

30. Partia Mendimi i Djathtë Liberal

31. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

32  Lëvizja Socialiste për Integrim

33  Partia Socialdemokrate

34  Partia Demokracia Sociale

35¯Aleanca Kuq e Zi

36 Aleanca Popullore (Lëvizja Çame)

37 Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

38 Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

39 Lëvizja Demokristiane