Çobanit i hapin portën e Kuvendit vetëm për 2 muaj

424
Artur Çobani do të jetë deputeti i ri i parlamentit të vjetër që drejtohej nga ish-Kryetari, sot President i vendit Ilir Meta.

Artur Çobani do të hyjë në Kuvend në vendin e Arben Çokos vetëm për 2 muaj, derisa të konstituohet Kuvendi i i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Sipas ligjit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin Çobanit, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Fier.

Ish-deputeti Arben Çuko, vendi i të cilit mbeti bosh për këto dy muaj, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve nga Kryeministri.
Sigal