Çmimi i ujit/ Kryemadhi reagon ndaj Bashës: Tani që shkrive, shite interesin e qytetarëve për listën kredive të buta

430
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në kuadër të vendimit të Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, Këshilltarët e LSI patën qëndrim dinjitoz. Kryemadhi, u shpreh se Kryeati i shkrirë i PD, nuk duhet të harrojë se dështojë kur ishte në krye të Bashkisë se u shfaq i paaftë në menaxhimin e furnizimit të Tiranës me ujë. Po ashtu, Kryetarja e LSI u shpreh se, “Basha se këshilltaret e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy keshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund tê blihet me asnjë çmim”, tha Kryemadhi… 

Statusi i plotë:
Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësite. Së dyti, dua ti them zotit Basha se këshilltaret e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy keshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund tê blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anetarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha. LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi


Sigal