Çmendet qeveria Rama para zgjedhjeve, blen 44 miliard lekë karburant

423
Një tender i njoftuar së fundmi nga Ministria e Brendshme me objekt prokurimi “Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe institucioneve të varësisë” me fondin limit rreth 44 miliard lekë, sipas deputet demokrate Jorida Tabaku, do të shkojë për bizneset pranë “rilindjes”.
Në denoncimin e bërë në faqen e saj në Facebook, Tabaku shprehet:
“Sot, në fundin e shëmtuar të saj, rilindja ka ndërmarrë një tjetër aksion plaçkitës ndaj taksave tona.
Ne tenderin e fundit për karburant ajo do të shpërndajë në bizneset pranë saj shumën e 44 mld lekëve. Do t’u japë nga paratë e shqiptarëve 4 herë më shumë para se sa katër vjet më parë. Edhe pse sot, shqiptarët paguajnë më shumë taksa se çdo kush tjetër në rajon.
Kjo nuk është vetëm çmenduri, por makutëri. Ja si përgatitet të përdorë çdo grimcë pushteti për zgjedhjet. Nuk mjaftojnë kriminelët, nuk mjaftojnë apratë e drogës, vendet e hapura rishtaz në adminsitratë duhej dhe qindarka e fundit!”
Tabaku ka sjellë në vëmendje edhe tenderat për 5 vitet e fundit (kjo shifër nuk përfshin institucionet e varësisë, baskitë etj) për të njëjtin objekt prokurimi. Në to, dallohet diferenca e madhe monetare me tenderit e fundit të Ministrisë së Brendshme, ku shuma është e ‘fryrë’ së tepërmi.
Reagimi i Tabakut
Katër vjet më parë, kryeministri akuzonte qeverinë Berisha se shpenzonte paratë e shqiptarëve për karburant. Se shpenzonte paratë e taksapaguesve për t’ia falur bizneseve dhe zotohej se asnjë qindarkë e shqiptarëve nuk do të shkonte dëm.
Në katër vjet, buletini i prokurimeve ka qenë regjistri i abuzimit me paratë e shqiptarëve. Në katër vjet prokurimet publike kanë qenë borderoja ku oligarkët e qeverisë shtrydhnin buxhetin. Në katër vjet ai ka qenë certifikata e abuzimeve të rilindjes.
Sot, në fundin e shëmtuar të saj, rilindja ka ndërmarrë një tjetër aksion plaçkitës ndaj taksave tona.
Ne tenderin e fundit për karburant ajo do të shpërndajë në bizneset pranë saj shumën e 44 mld lekëve. Do t’u japë nga paratë e shqiptarëve 4 herë më shumë para se sa katër vjet më parë. Edhe pse sot, shqiptarët paguajnë më shumë taksa se çdo kush tjetër në rajon.
Kjo nuk është vetëm çmenduri, por makutëri. Ja si përgatitet të përdorë çdo grimcë pushteti për zgjedhjet. Nuk mjaftojnë kriminelët, nuk mjaftojnë apratë e drogës, vendet e hapura rishtaz në adminsitratë duhej dhe qindarka e fundit!
Për transparencë tenderat për 5 vitet e fundit (kjo shifër nuk përfshin institucionet e varësisë, bashkitë etj):
2017 është shpallur me vlerën 4,39 mld (elektoral)
2016 ka qënë 1,3 mld;
2015 ka qënë 1 mld;
2014 ka qënë 1,58 mld;
2013 ka qënë 1,16 mld (elektoral)
Sigal