Çlirim Gjata: Si është kapur Edi Rama në përgjime në dy dosjet e famshme

549
Sigal

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, ka folur në lidhje me dosjen 339 dhe 184, duke thënë se ajo nuk është prekur me dorë dhe as nuk është hetuar. I ftuar në “AbcNews”, Gjata tha se duke përgjuar trafikantët e drogës u zbulua se ata kishin mbrojtjen e politikanëve të lartë, të cilët i kishin ndihmuar për blerjen e votave. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, pretendon se në këto përgjime është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama. Sipas Gjatës: 

Askush nuk i prek dy dosjet e famshme, sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë e kanë marrë dhenë, lëre sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet, se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash, pasi nuk u intereson shërbimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këto banda ka dalë se shumë nga eksponentët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash”.

Në lidhje me politikanët e lartë të Durrësit, kreu i Çështjet Ligjore në PD deklaroi se,

 “Dosja e përgjimeve fillon me Vangjush Dakon, ministrin Gjiknuri e deri tek Edi Rama, për të cilin ka pjesë gjatë bisedave. Këtë e kanë thënë vetë prokurorët dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut që kanë nxjerrë BIRN dhe “Zëri i Amerikës”. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184 ku në biseda del edhe emri i Edi Ramës. Pse nuk hetohen? Nuk po themi, pse nuk po i merr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë..”, përfundon deklaratën e tij kreu i Çështjeve Ligjore në PD.