Cilido që drejton armët policisë, goditet nga policia

546
Sigal

Theodhor Pangalos, Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në intervistë në TV grek “Skay” flet për incidentin në Bularat

Televizioni, dhe media greke në përgjithësi po i japin jehonë të madhe vrasjes të homogjenit Kaçifas në Bularat të Dropullit në 28 tetor 2018, nga forcat e RENEA, pasi ai kundërshtoi të dorëzohej, kur më parë, kishte gjuajtur me kallashnikov kundër forcave të policisë së Shtetit. Dje, në televizionin grek “Skaj”, një nga televizionet më të mëdha në Greqi, ishte i ftuar në një intervistë edhe Theodhor Pangalos, ish ministri i Jashtëm i Greqisë, ish-zëvendëkryeministër i Greqisë, dhe u pyet për situatën politike në marrëdhëniet Greqi – Turqi, si edhe për ngjarjet e fundit që ndodhën në Bularat.

Media greke: Policia shqiptare e vrau homogjenin, sepse ngriti flamurin grek

Media greke po mban të ndezur fort propagandën, se homogjenin grek Kaçifas e vrau Policia shqiptare, për arsye se ky ngriti flamurin grek në Bularat, duke fanatizuar edhe qëndrimet nacionaliste, duke i hedhur benzinë zjarrit dhe përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Pangalos: Rama bëri deklaratën e gabuar në orën e gabuar

Fillimisht, ish-ministri Pangalos u pyet nga drejtuesit e televizionit, a duhet që Greqia të tregohet dhe të bëjë politikë me Shqipërinë, nga pozitat e të fortit. Theodhor Pangalos, u përgjigj se Greqia nuk mund të bëjë “të fortin” me Shqipërinë, derisa ka një ekonomi të shkatërruar, porse këto ide janë populiste dhe nuk mund të bëhet diplomaci me këto ide. Pangalos pohoi se Greqia duhet ta ketë mirë me fqinjët e saj veriorë, përfshirë edhe shqiptarët. Ndërsa i pyetur për marrëdhëniet me Shqipërinë, Pangalos u përgjigj se kryeministri shqiptar Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në orën e gabuar, në lidhje me ngjarjen në Bularat. Pangalos: “Edi Rama bëri deklaratën e gabuar në orën e gabuar. Ndoshta, sepse në ato vende në Jug të Shqipërisë jetojnë edhe popullsi që nuk është homogjene dhe Rama do të mbledhë votat nga ata.”

Pangalos: Përse ky shkoi nga Greqia të ngrinte flamur grek atje?

Nga drejtuesit e televizionit grek u pyet edhe ish-ministri grek Theodhor Pangalos për vrasjen e homogjenit Kaçifas. Përgjigja e ish-ministrit grek Pangalos habiti të gjithë, e në radhë të parë vetë drejtuesit e televizionit grek. Pangalos fillimisht ngriti një pyetje: “Unë kam parë në internet fotografi nga Bularati dhe Derviçani. Atje kishte kudo flamurë grekë, sa ishte mbushur vendi. Përse duhet të vinte edhe i riu flamur grek atje? Ai i riu, përse duhet të shkonte nga Greqia? A kishte të tjerë aty? Kishte. Çfarë donte ky të vinte flamuj atje?

Pangalos: Kush mban armë dhe e drejton nga policia, goditet nga policia

Ish-ministri grek Pangalos, u pyet për vrasjen e të riut nga policia shqiptare. Atëherë ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Theodhor Pangalos u përgjigj: “Kishte armë, apo nuk kishte? Unë jam i mendimit që, cilido ka armë të qëllohet nga policia, sikurse ndodh edhe në SHBA dhe në vendet skandinave.” Me këtë përgjigje, ish-ministri Pangalos iu griu fjalët në gojë drejtuesve të emisionit të televizionit grek “Skay” të cilët e mbyllën transmetimin e intervistës, ende pa mbaruar mendimin ish-ministri Pangalos.