Cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës? PD-LSI mbledhin grupet parlamentare

564
Sigal

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbledhin grupet parlamentare për të vendosur mbi qëndrimin e tyre si opozitë.

Raportohet se mbledhja e grupit parlamentar të PD-së nis në 12:00, ndërsa pas kësaj mbledhjeje kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë një takim me aleatët.

Ndërkohë që edhe në selinë e LSI-së do të zhvillohet paralelisht mbledhja e grupit që do të drejtohet nga kreu i tij, Petrit Vasili.

Mbledhjet vijnë pas protestës së të shtunës dhe përveç situatës aktuale do të vendoset se si do të vijohet aksioni opozitar dhe qëndrimet e opozitës.