Çfarë po ndodh në selinë e LSI-së?

455
Zhvillime ka edhe ne seline e LSI-se.
Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi është shprehur para të rinjve të LSI-së në selinë qendrore se “Shqipëria po vuan pasoja të rënda pasi kryeministri i vendit dhe ministrat e tij, të urdhëruar nga ky i fundit, janë të përfshirë në skandalin më të rëndë ku shteti ruan, mbron dhe ndihmon në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike”.
“LSI e ka ngritur prej kohësh këtë shqetësim, është shprehur kryetarja e LSI-së, ka kërkuar prej muajsh që kjo situatë të gjej zgjidhje dhe e ka lajmëruar blerjen e zgjedhjeve nga kjo kastë politikanësh”.
“Sot u konfirmua gjithçka edhe për më skeptikët, prandaj ne bëjmë thirrje për të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e ndryshimit. Shqipëria ka nevojë që ne të qëndrojmë këtu dhe të marrim në dorë fatet e vendit për ta rikthyer atë në rrugën e integrimit europian….Ky vend nuk mund të jetë peng i një personi apo një grupi politik të lidhur me krimin dhe bandat”, ka thënë kryetarja e LSI-së gjatë takimit të zhvilluar pasditen e sotme.
Pas fjalës së saj, Kryemadhi është duartrokitur nga simpatizantët e rinj të pranishëm në sallë, të cilët kanë brohoritur njëzëri “Rama ik”!
Sigal