Çfarë po ndodh në PD? Basha takim me deputetët, pritet që të…

414
Kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me deputetët demokratë në Kryesinë e Kuvendit. Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se pas këtij takimi pritet që Basha të dalë para mediave në një konferencë. Nuk dihen ende se cili do të jetë fokusi i deklaratës së tij, ndërsa dje kreu i PD-së ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kriminalizimin e vendit.
Ai tha se Policia e Shtetit me bekimin e tij ka funksionuar si organizatë kriminale, madje edhe me hierarki. Basha foli edhe për çështjen e Kryeprokurorit duke theksuar se s’mund ta emërojë Rama.
Po dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet, duke publikuar dokumente sipas të cilave PD dhe Basha kanë paguar 1 milionë dollarë për lobing në SHBA pak para fushatës elektorale, konkretisht nga muaji mars deri në qershor 2017.
Ai tha se disa nga pagesat janë kryer përmes një kompanie offshore dhe i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet se nga i ka gjetur PD këto para.
Sigal