Çfarë po ndodh në Kavajë, policia rrethon KZAZ/ Ministri i Brendshëm kërkon takim me …

428
Proçesi i numërimit të votave për kreun e Bashkisë së Kavajës, zgjedhje të cilat u mbajtën një të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, duket se kanë shkaktuar tensione në Kavajë. Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, është detyruar të udhëtojë drejt Kavajës, pasi policia ka rrethuar KZAZ-në 42.

Demiraj mësohet se ka kontaktuar me drejtuesit e policisë në Kavajë ku është njohur me situatën, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me përfaqësues të 3 forcave politike, që garuan me kandidatët e tyre për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kavajës, PS, PD dhe LSI.

Në total janë 84 kuti votimi të cilat pritet të numërohen, por në KZAZ-në 42 ku do të zhvillohet procesi, një sërë forcash policie janë mbledhur.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia.

“Duhet të kishte filluar numërimi në 8 dhe ora është 11:00, por ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja, kandidati i PD-së për Bashkinë e Kavajës.
Sigal