Çfarë po ndodh në Berat? Policia monitorim nga toka dhe ajri

841
Policia e Beratit, ne Plan Operacional për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ka bere monitorim nga ajri dhe toka.
Sigal

Sot në qarkun e Beratit ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit.
Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.
Gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave: Osmëzezë, Sinjë, Plashnik, Tërpan dhe Roshnik.
Gjithashtu u monitoruan dhe kontrolluan edhe disa zona të rrethit të Skraparit.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar.
Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.