“Çfarë i thashë në kohën e çadrës”, Meta tregon takimin sekret me Bashën

499
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka rrëfyer në studion e “Opinion” ditën e sotme se ai ka pasur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë kohës që qëndronte në çadër.
Meta tregoi për herë të parë se çfarë ka biseduar me kreun e opozitës.
“Jam takuar me zotin Basha gjatë kohës së çadrës. Unë i kam thënë zotit Basha këto gjëra, të cilat ia kam thënë edhe ambasadorëve të huaj, edhe Ramës edhe negociatorëve. Ato që i kam thënë Bashës atë natë, i kam treguar edhe Ramës në takimin zyrtar.
I kam thënë për çështjen e drogës dhe dekriminalizimin ke të drejtë. Dhe ne i mbështesim se këto janë një problem shumë i madh.
Për punën e zotit Rama i kam thënë: “Mos prit të dalë LSI-ja në çadër. Po u fut LSI-ja aty nuk do të ketë më vend për ty.
Mos prit nga unë që të shkojë në Parlament dhe të votojë kundër Ramës. Unë kam një marrëveshje me të. Mirëpo, ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci por mos e tepro.
Këto votimet elektronike harroi se nuk ka kohë. Unë e mbështes shtyrjen e zgjedhjeve, por brenda korrikut.
Nuk e pranoj dot këtë ide, që Shqipëria të bëjë zgjedhje më përtej shtatorit. I kam thënë që Presidentin mund ta marrë opozita si garanci”, tha Meta.
Meta: Basha përfaqëson Rilindjen më mirë se çdo rilindës. Krijoi Gestapo me Ramën

Sigal