‘CEZ’, Topalli-deputetëve: Marrëveshja u votua në fshehtësi

364
Opozita ka ngritur sërish në seancën e sotme plenare çështjen e hetimit të aferës CEZ, duke thënë se kërkesa e tyre në Konferencën e Kryetarëve është mohuar. Deputetja Jozefina Topalli ka kërkuar transparencë për marrëveshjen CEZ, duke e quajtur këtë të fundit aferën më të madhe të 25 viteve të fundit. Në fjalën e saj, Topalli theksoi se afera CEZ ka shkaktuar një dem rreth 500 mln euro dhe se marrëveshja është votuar në fshehtësi. Ndërsa deputetët dhe ministrat ajo i ka quajtur persona që qëndrojnë si zvarranikë të kryeministrit.
Sigal