ÇEZ, Rama: “I kemi kërkuar ndihmë FBI”, replikat me Nokën ndërpresin seancën

540
Rama: Opozita nuk bëri asgjë për interesat e Shqipërisë, vetëm pazare
“Sado të mundohet të fshihen pas vendimeve të ERE kam frikë për ta se nuk do ti fshihen dot atyre që do të hetojnë me kompetnca të larta profesionale të gjithë këtë Pazar. Për të mos folur pastaj për përzënien e dhunshme në përdorimin e policisë së shtetit në mënyrën më të jashtëligjshme në asetet e një kompanie tregtare, çka u konfirmua dhe nga vendimet e të gjitha prokurorive të rretheve për pushimet e të gjitha çështjeve penale ndaj punonjësve të ÇEZ duke u dhënë një armë vrasëse në dorë palës çeke. Veprimet dhe mosveprimet e qeverisë së shkuar përgjatë periudhës 2010-2012 që kanë shërbyer si objekt i konfliktit me palën ÇEZ kanë pasur në folus vetëm pazaret apo prishjet e tyre.
Po të shikosh ecurinë e marrëdhënieve mes qeverisë dhe ÇEZ, çka jam i bindur se hetuesit kombëtar dhe ndërkombëar do të mund ta lexojnë shumë përtej asaj që lexon syri ynë, është fare e qartë se ka një ngritje dhe një ulje të këtyre marrëdhënieve nga rozë në blozë vetëm të nivelit të pazarit. Favore, ku hyn dhe favori për përfshirjen e një numri kompanish pranë këtij pushteti që sot janë katandisur.
Favore që janë denoncuar publikisht nga ne si opozitë në atë kohë. Dhe deri tek favore nëpër zona për të mos ndërprerë energjinë se janë tanët, ta vjedhin s’ka problem. Lista e të favorizuarve është e larmishme, që nga një këshilltare e paraardhësit tek ministra dhe në mënyrë permanente drejtuesi i ERE që lumadhi ishte thjesht zëdhënës i orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm mbi ÇEZ.
Një marrëdhënie e tillë e ndërtuar në kurriz të një populli të tërë, dhe pa llogaritur se kompanitë nuk mund dot të kenë një të gjatë nëse funksionojnë si një pjesë e një bande të përbashkët kompani-qeveri, nuk mund të vazhdonte gjatë. Erdhi dita që doli jashtë kontrollit, çfarë kërkonte njëra palë se plotësonte tjetra. Dhe kur situata doli jashtë kontrollit u mor vendimi për ti nxjerrë jashtë me dhunë pa menduar fare për pasojat”.
Cështja CEZ ka acaruar situatën deri në ndërpreje të seancës së sotme plenare.Shkak i ndërprerjes është bëre deputeti i PD Flamur Noka i cili me ofeza ëhstë drejtuar drejt foltores dhe ka tentuar të kryejë veprime të mëtejshme të cilat u penguan nga siguria në paralment.Kreu i kuvendit ka kërkuar të ndërpresë seancën për 5 minuta
Tension në sallën e Kuvendit, ndërpritet seanca
Rama: Jozefinë, qeshu, por nuk je më në moshën ku rinia është e jotja. 
Topalli: Vazhdo, fol, se atë punë ke.
Rama: Ku t’i gjenin konsulentët këta, këta kishin Dollapin atje. Dhe u shndërrua në Dollap të kryeministrit. U bënë dy 21 janar, për të cilët duhet të mbash përgjegjësi. Ky është fundi i botës, siç thotë një miku im deputet nga Vlora.
Rama: Kjo nuk është Republikë bananesh. Ta nxisim prokurorinë që në hetim të thërrasë hetues ndërkombëtarë, qoftë edhe nga FBI.
Noka: Ke të drejtë, nuk është republikë bananesh, por republikë hashashi. Ku i ke turkoshakët?
Strazimiri: Po ti je parizien ore…
Edi Rama: Pse kryeministri i kohës nuk çeli menjëherë hetimin për CEZ? Rritja e çmimit të energjisë, duke urdhëruar ERE, është një tjetër çështjë për hetimin. Abuzuesit e djeshëm, janë sot akuzatorët kryesorë. Në zyrën ku jam unë sot dhe ky ishte dje paraardhësi im, janë bërë abuzimet më të mëdha, favore dhe pazare.
Berisha: Ti je aksident. Po, po, je aksident.
Rama: Për kontratën e CEZ janë bërë favore. Dhe lista e të favorizuarve është nga këshilltarja e paraardhësit, ministra dhe drejtuesi i ERE, Ky i fundit u shndërrua në zëdhënës të orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm, marrëdhënie e ndërtuar në kurriz të këtij populli. Kjo nuk mund të vazhdonte gjatë dhe erdhi dita që të dilte jashtë kontrollit se çfarë kërkonte njëra palë s’e kërkonte tjetra. Vetëm kjo që nuk ka lidhje me demokracitë funksionale, por me ato sulltanatet dumbabiste.
Rama: Këta i bien fyellit për ditë se mund të fitonim në arbitrazh, por nuk bënë asnjë padi. Duke harruar se kompania e përzënë me dhunë, do të shkonte në arbitrazh. Shkuan ata dhe paditën Shqipërinë dhe nga ana e autoriteteve shqiptare nuk u mor asnjë veprim nga asnjë institucion. Kjo dëmtoi rënë të drejtat tona ekonomike në këtë proces. Gjatë periudhës pas heqjes së licencës, nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet, këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që s’kanë lidhje me njëri tjetrin. I pamë dokumentet e kryeministrisë me dosje që kalbeshin më katin e parë në shoqërinë e sekteve që këta bashkëjetonin. Nuk bëtë asnjë përpjekje për në arbitrazh.
Studio ligjore argumenton se pretendimet e palës shqiptare bëhen të vështira për tu vërtetuar në arbitrazh. Shikoni se çthotë avokati dhe kjo do të thotë se jeni të pafytyrë. Jeni të pafytyrë.
Flamur Noka: Ca thotë ky mo?
Topalli: Nxirre përjashta për thyerje të etikës.
Deputeti i PD, Flamur Noka i drejtohet foltores. Ndërpritet seanca.
Pas akuzave të ministrit të Energjisë Gjiknuri ndaj ish kryeministrit Barisha për mos padi në Arbitrazh në diskutim ky i fundit dhe kryeministri Rama .Në fjalën e tij Berisha lexonte një pjesë nga dokumentat për aferën e CEZ, Ndërkohë që kryeministri Rama në fjalqën e tij theksoi se të gjitha ato që Berisha i referohet ishin porosi për qeverinë e tij.Ndërkohë për hetimin ndërkombëtarë të cështjes Rama shtoi se duhet të përfshen hetues të jashtëm por brenda kuadrit kushtetues.Rama gjithashtu mbështeti dhe akuzat e ministrit Gjiknuri duke shtruar pyetjen pse kryeministri i djeshëm nuk çeli hetimin?
“Avokati që e përsëris, ishte i angazhuar nga qeveria e mëparshme konkludon në këto kushte pretendimet e palës shqiptare bëehn të vështira për të tu vërtetëtua ashtu si edhe. Sepse jeni thellësisht të pafytyrë. Dëgjojeni se çfarë thotë avokati juaj në 12 shtator 2013. Rrëzimi… këtë shprehje që më fton ta harroj unë do të takujtoj për sa kohë kjo qeveri përballet me një apafatyrësi, aq të thellë saqe është e pamundur të mos e konstatosh”-tha Rama
Sigal

Replika me Flamur Nokën

“E di si është puna të gjitë në këtë sallë, jemi në një moshë që mbajm përgjegjësi për fytyrën që kemi. Dhe për pafatytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj ërgjegjësi unë, kshu që. Po të vihesh në pozitën time dhe të shohëhs ca shoh unë, do thuash cjanë këta që shoh unë. Do më japësh të drejtë. Që ju jeni thllësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është ofendim”…. Kjo ka qënë arsyeja e acarimit të situatës deri në ndërprejen e seancës nga kreu i kuvendit