“CEZ”, Manjani: Po synohet “viktimizimi” i DIA-s, dëmton shtetin

207
Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani tha së çështja e CEZ mund ti kushtojë shtrenjtë shtetit shqiptar, por edhe interesit publik. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Manjani tha se po synohet të “viktimizohet” DIA.
Manjani: Çështja e CEZ mund të kushtojë realisht shtrenjtë për shtetin shqiptar, mund t’i kushtojë shtrenjtë intresit publik sepse politizimi i tejskajshëm në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por edhe mediatike ka një synim të vetëm, i cili këkron të “viktimizojë” me cdo kusht DIA-n përpara arbitrazhit kundër shtetit. Precedent që njifen këtu kur palët kundër shtetit pranojnë ose paraqesin teorinë e viktimizimit zakonisht shtetet ndëshkohen. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar i nisur nga DIA vetë, por që të gjithë personat pjesëmarrës dikush në rolin e ujikut, cakallit apo hienës janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori kjo që dëmton rëndë interesin e shtetit shqiptar.