Partia Demokratike ka marrë pjesë sot në Komisionin e Ligjeve ku u fol për çështjen “Xhafaj”.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe deputetë të PD që nuk janë anëtarë të komisionit.
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri është shprehur se ky komision nuk duhet të kthehet në një narkokomision.
“Kemi dhënë fakte e prova prej 10 ditësh. Kryenarkotrafikanti në krye të qeverisë që rekruton trafikantët, na tregon me letra se jemi në rregull. Ne sot duhet të merremi me këtë punë dhe të mos kthehemi në narkotrafik. Të shqyrtojmë faktin se minisrat e Brendshëm në 5 vite kanë lidhje me krimin,” është shprehur Strazimiri.
Pjesë nga debati
Manja: Fol për kalendarin. Karagjozllëqet ik bëji diku tjetër.
Balliu – Manjës: Mos u bëj ti karagjoz
Strazimiri: Kalendari është vetëm si të shpëtojmë vendin nga narkotrafiku
Spahia-Manjës : Ik ti mbrojtës i krimit.
Manja: T’ju vijë turp që flisni kështu
Boçi: Je bërë si Gramoz Ruçi