Çështja ‘Tahiri’, Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër

394
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook, pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu dhe zyrtarit të DASH Hoyt Yee për çështjen ‘Tahiri’. Vasili thotë se Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, por Rama përkthen shtrembër.
Kujtojmë se më herët Donald Lu tha se:‘Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa nuk i takon atij të shprehet nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo’.
Statusi i Petrit Vasilit:
Lu dhe Hoyt Yee folen drejt, kryeministri ne krize perkthen shtrember.
Amerikanet Lu dhe Hoyt Yee folen drejt e thane:askush s’mund te jete mbi ligjin.Kryeministri ne hall doli mbi ligjin dhe beri gjyq politik,qe te mos gjykohen te tijte dhe ai vete.
Lu dhe Hoyt Yee thone:te dale e verteta. Kryeministri i trembur i ngre barrikade dhe voton kunder te vertetes qe ajo te mbytet e te mos dale.
Hoyt Yee thote:mbeshtesim plotesisht prokuroret dhe gjykatesit.Kryeministri ne panik i sulmon pacipesisht ata dhe do qe ty mbylle gojen.
Amerikanet kane folur qarte dhe drejte,kryeministri ne krize perkthen shtrember.
Sigal