Çështja “Tahiri”, Ruçi i pret fjalën, shpërthen Berisha: Sot është dita e turpit

420
Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga salla e seancës plenare, pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën, me pretendimin se reagimi i tij nuk ishte për procedurë.
Duke folur për mediat para hyrjes së Parlamentit, Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po mbështet bandat e trafikantëve, dhe pengon drejtësinë.
“Siç e shihni ju një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 30 ton drogë në Itali. Kanë mbështetjen e kryeministrit. Nuk ka në historinë e këtij Parlamenti 27 ditë më të turpshme, kjo është dita e turpit”, tha Berisha.
Sigal