Çështja “Tahiri – Habilaj”, Doris Pack shpërthen kundër Romana Vlahutin

407
Në mbledhjen javore të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, e cila kryesohet nga Vlahutin, kësaj të fundit i është kërkuar prononcim publik për çështjen Tahiri, por kjo është refuzuar nga shefja e Delegacionit të BE në Tiranë me shpjegimin se “Ne nuk ndërhyjmë në çështje specifike nën shqyrtim juridik”. Edhe pse disa ambasadorë nga vende të rëndësishme evropiane konsideruan se mos heqja e imunitetit, apo kërcënimi i prokurorisë janë akte politike, znj. Vlahutin këmbënguli për opsionin e heshtjes në rastin “Tahiri”. Politikania e njohur gjermane, Doris Pack, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri, mbrojtjes së tij nga Kryeministri Edi Rama përballë drejtësisë. Pasi reagoi me hidhërim të mërkurën për pengim të drejtësisë nga Rama në këtë çështje, Pack sot i ka kërkuar “hesap”, ambasadores së BE, Romana Vlahutin se, pse nuk po reagon për këtë çështje. “Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë, nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack. Ndërkohë një diplomat i lartë i ShBA-së dhe Grupi i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian janë shprehur për këtë rast në favor të heqjes së imunitetit dhe kundër presionit ndaj prokurorisë.

Sigal