Çështja “Tahiri”, Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zgjasë me 3 muaj hetimet

388
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të zgjasë me tre muaj hetimet për çështjen “Tahiri”. Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet, pasi afati 3-mujor i vendosur më herët ka përfunduar.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hetohet si i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik droge.
Së fundmi, ish-ministrit iu rikthye pasaporta nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda. Por Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit.
Sigal