Çështja për Detin “kalon” në Presidencë, përfundon takimi i Metës me deputetët e Komisionit të Jashtëm

419
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur mëngjesin e kësaj të premteje në Presidencë për 90 minuta deputetët e Komisionit të Jashtëm, ku kanë biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati. Fillimisht, Presidenti pranoi kërkesën, por ai është këshilluar që të tërhiqet nga një qëndrim i tillë, duke e zëvendësuar me një tjetër lëvizje. Thirrjen e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm në Presidencë, që në mëngjes herët.
Nisur nga fakti që nuk ka precedent, që Presidenti të japë sqarime në komisione parlamentare, dhe duke rrezikuar ta kthejë atë në një të tillë, Meta ka zgjedhur të ftojë deputetët në selinë e tij. Në këtë dëgjesë me Presidentin e Republikës kanë qenë deputetët e mazhorancës dhe opozitës, por u vu re mungesa e dy deputetëve socialistë Andrea Marto dhe Adnor Shameti.
Dy ditë më parë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i thirrur në Komisionin e Jashtëm për sqarime mbi marrëveshjen me Greqinë, tha se ishte i gatshëm të paraqitej edhe ai në komision në krah të Metës, por burimet i thanë “News24” se Presidenti Meta nuk i ka dërguar ftesë atij.
Sigal