Çështja e kanabisit, ja kush po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

447

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë
Kombëtare për çështjen e kanabisit në vend. Takimi është thërritur nga
presidenti Bujar Nishani dhe në të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të vendit,
përveç kryeministrit Edi Rama.

Rama ndodhet në Shetet e Bashkuara të Amerikës ku do
të hapë një ekspozitë për të promovuar pikturat e tij dhe në vend të tij në
mbledhje do jetë zv/kryeministri Niko Peleshi.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, disa ministra të qeverisë,
kreu i SHISH Visho Ajzai dhe kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhen aktualisht
në Presidencë.

Sigal