“Çështja e CEZ”, Vasili: Akuzat e PD, Basha i bie Metës të dëgjojë Berisha

71
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se Meta nuk ka lidhje me çështjen e CEZ, por Basha nëpërmjet këtij sulmi kërkon të godasë Berishën. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili tha se e gjithë kjo luftë dhe këto akuza për Metën bëhen për të shkuar drejtpërdrejt tek Berisha.
Petrit Vasili: “Sot po të marrim analizën e politikës të viteve më parë është sindromi i Brutit ndaj Çezarit. Në këtë rast Lulzim Basha duke përsëritur e përsëritur dhe duke marrë dhe rriskun publik për tu bërë qesharak duke akuzuar Metën ka vetëm një mision që është në të drejtën e tij ta bëjë dhe është çështje e PD, të zhvillojë luftën me të gjitha mjetet. Por kjo luftë dhe çdo lloj akuze që bëhet ndaj Ilir Metës shkon drejtpërdrejtë tek zoti Berisha.”
Deklarata e Petrit Vasilit
Dua të sjell në vëmendje disa momente të rëndësishme me këtë çështje duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithmonë e më qesharake të akuzave ndaj Metës dhe një rëndimi të madh progresiv të problematikës brenda PD, duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Kjo lidhet në mënyrë të veçantë me një sjellje të drejtpërdrejtë që PD ka për një problem të brendshëm dhe në funksion të luftës së brendshme të saj.
Po i referohem gazetetës zyrtare të PD që në faqe të parë, duke marrë dhe kurajo që shkon përtej etikës gazetareske, citon zotin. Hejsek që thotë: Meta na rekomandoi Ismailajn.
Kjo frazë nuk gjendet, ky emër nuk gjendet në raport. Dhe PD çuditërisht bëhet korrekte dhe nxjerr thelbin e çështjes, në faqen 3 të gazetës thotë: Biznesmeni ishte njeri i besuar edhe i kryeministrit Berisha.
Është e qartë se sa më shumë vazhdon në mënyrë qesharake të akuzojë Metën për këtë çështje, për më shumë që mediat sociale kanë bërë shumë të qartë tashmë se cili ëhstë ish-kryeministri për të cilin flitet në raportimin e agjencisë BIRN. E kemi shumë të qartë çështjen që nuk lidhet dhe s’ka të bëjë fare me zotin. Meta, por ka të bëjë me një qerthull njerëzish të besuar dhe të afërt me Berishën që sigurisht Lulzim Basha i njeh shumë mirë dhe jo pa qëllim i bie pragut Meta për të dëgjuar Sali Berisha.
Personat që citohen janë ish-Ambasadori Tepshi, Ambasadori i besuar i Berishës, përmendet kryeministri Berisha njeriu me atribute qeveritare të plota dhe pa kufij për të marrë vendime, përmendet kryetari i ERE sëbashku me këshilltarin e tij të brendshëm.
Sot po të marrim analizën e politikës të viteve më parë është sindromi i Brutit ndaj Çezarit. Në këtë rast Lulzim Basha duke përsëritur e përsëritur dhe duke marrë dhe rriskun publik për tu bërë qesharak duke akuzuar Metën ka vetëm një mision që është në të drejtën e tij ta bëjë dhe është çështje e PD, të zhvillojë luftën me të gjitha mjetet. Por kjo luftë dhe çdo lloj akuze që bëhet ndaj Ilir Metës shkon drejtpërdrejtë tek zoti. Berisha.
Ky ka qenë instrument i turpshëm i njerëzve pa karakter që duke mos pasur kurajo ti bëjnë betejat ballas brenda partisë përpiqen me forma tinzare që të shkoj tek larja e hesapeve.
Sa i takon vullnetit politik që përfaqësote në atë kohë LSI, dihet publikisht që KESH i drejtuar në atë kohë nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë që drejktohej nga LSI ka arritur deri në atë pikë sa ka paditur në gjykata shqiptare në dy nivelet tarifat e ulura për të cilat akuzon PD, nga ERE, të cilat u shprehën në favor të ERE duke shkaktuar një dëm dhjetra milionësh KESH-it. Janë të njohura dhe kemi dosje të plota për këtë çështje, mbi qëndrimet kundra të Ministrit të Ekonomisë në raport me zyrtarët e PD në atë kohë dhe tregojnë qartë qëndrimet tona.