Çështja CEZ, Kuvendi pritet të vendosë sot për nismën e PD

460
Kuvendi në seancën plenare të radhës pritet të vendosë lidhur me përfshirjen në punimet parlamentare të nismës ligjore të Partisë Demokratike, që kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ. Të hënën PD depozitoi zyrtarisht në Kuvend kërkesën në fjalë, ndërsa kryetari i saj, Lulzim Basha, i kërkoi kryeparlamentarit Ilir Meta që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të përfshirë në kalendarin e punës nismën ligjore të demokratëve. Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon gjithashtu diskutimin e disa pr/ligjeve si, ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet qeverise shqiptare dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare”; disa ndryshime në ligjin “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, pr/ligjin “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” etj.
Sigal