Çështja çame në BE,Idrizi:Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamērinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti…

449
Sigal

 

Gazeta
Telegraf/


Përmes një
statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook Kryetari i Partisë për
Drejtësi,Integrim dhe Unitet,Shpëtim Idrizi ka reaguar pas trajtimit të
çështjes çame në Bashkimin Europian dhe vendimit të komisionerit Hahn për t’i
kërkuar zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të çështjeve të
pazgjidhura mes dy vendeve

 

Lajm i madh erdhi, ora e bardhë
për Çamērinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti…

Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqinë
te trajtojë çështjen çame ne kuadër te axhendes së çështjeve të pazgjidhura mes
dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.

Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri
për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsise martire çame sot solli
futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.

Faleminderit te gjithëve. Fitorja jonë e
rradhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!!!” ka shkruajtur Idrizi në Facebook.