Çështja çame – Ilir Meta: Jam i orientuar drejt rezultatit dhe jo retorikave

439
Sigal

 

Gazeta Telegraf/



Ilir Meta dhe  Çështja Çame



Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi sot para gazetarëve se
qëndrimet për çështjen Çame, e cila ka qenë objekt diskutimesh dhe debatesh mes
palëve, nuk ka të bëjë me raporte koalicionesh dhe se ato nuk e tronditin
aleancën. Ai theksoi se është i orientuar drejt rezultatit dhe jo retorikave.


 “Jam shumë i bindur se këto
çështje s’ka të bëjë me raporte koalicioni, pro është një çështje me interes të
të gjithëve që të gjej një zgjidhje. Unë jam i orientuar nga rezultati dhe jo
retorika.”, tha Meta. Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me pohimet e tij se
ka raste kur ka shantazhe për votën, Meta tha se ky është problem aktual.


“Unë përmenda disa fenomen shqetësuese të proceseve
zgjedhore që askujt mos t’i shkojnë mendja për të tentuar blerjen e votës. Kemi
dëgjuar që kjo gjë ka ndodhur në raste të caktuara. Presione të administratës
ndaj votueseve për të marrë një vend pune apo për të ikur nga vendi i punës.
Përderisa raste të tilla kanë ndodhur, duhet të merren masa që askujt mos ti
shkojnë ndërmend të cenoje lirinë e votueseve, pasi e dimë se kushdo që humbet
në Shqipëri do përqendrohet tek ky fenomene.”, theksoi ai.

Kryeparlamentari theksoi se propozimi për listat e hapura
është një kërkesë demokratike. “Mendoj se është një kërkesë mjaft demokratike
edhe pse kërkon reformë zgjedhore, nuk bëhet me kushte, por me konsensus”,
përfundoi ai. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi reagoi fill pas vizitës dy-ditore të
Metës në Greqi, ndërsa pohoi se gjuha e përdorur nga kryeparlamentari në
takimet me zyrtarët e shtetit fqinj duhet të ishte më e ashpër sa i takon
çështjes çame.