Çështja “Babale”, Alizoti bën 10 telefonata në drejtim të Ballës

534
Sigal

 

Në seancën e radhës që po zhvillohet për çështjen Babale, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka paraqitur disa përgjime të Fredi Alizotit me disa persona të tjerë. Në një pjesë të përgjimeve, ka një tentative prej 10 herësh të Alizotit për të kontaktuar numrin 0682055399, që i përket Taulant Ballës, kryetar i grupit të PS-së. I akuzuari, Fredi Alizoti nuk dha shpjegime, përse ka bërë 10 telefonata në drejtim të deputetit socialist Taulant Balla dhe çfarë kanë biseduar. Këto telefonata lënë hije dyshime për gjithë çështjen në fjalë, pasi Alizoti nuk e njihte deputetin Taulant Balla, nuk ishte i anëtarësuar dhe me poste në PS, as në administratën shtetërore. Përkundrazi, duke heshtur për se dhe çfarë ka biseduar me deputetin socialist Taulant Balla, në seancë Alizoti kërkoi fjalën dhe tha që shumicën e bisedave ai e ka pasur me shoqëruesin e Sali Berishës, Sali Lushaj. “Gjyqtar thuaji të hapë të gjitha telefonatat, sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti. Avokati i gazetarit Jetmir Olldashit është shprehur se i pandehuri kryesor në çështjen “Babalja”, Alizoti ka pasur tentativa edhe për ta takuar nga afër deputetin socialist Taulant Balla.