Sigal

Qeveria shqiptare ka vendosur, më në fund, që të lehtësojë procedurat e marrjes së certifikatave për emigrantët tanë, që jetojnë dhe punojnë në shtetet e ndryshme të botës. Qeveria u jep mundësinë, që në zyrat konsullore të ambasadave tona, emigrantët të marrin edhe certifikatat familjare dhe personale, sikurse aplikojnë edhe për pasaportë. Ministria e Jashtme e bën me dije këtë lajm të mirë, por nuk sqaron procedurat, dhe as tarifat. Duke parë listat, mungon Greqia, Italia, shtetet që kanë numrin më të madh të emigrantëve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jep një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë. Tashmë emigrantët mund të marrin certifikata personale dhe familjare në vendin ku jetojnë. Bëhet fjalë për 12 shtete ku ofrohet ky shërbim, ndërkohë që deri tani ka qenë vetëm Italia. “Keni nevojë për Certifikatë Lindje ose Familjare? MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në #Itali por edhe në 12 shtete të tjera të botës. “Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve jashtë RSH-së është objektivi ynë. – njofton MEPJ.

12 SHTETET QË E OFROJNË KËTË SHËRBIM JANË:

Austri-Vjenë

Bullgari- Sofje

Çeki- Pragë

Hungari- Budapest

Kosovë- Prishtinë

Kroaci- Zagreb

Japoni- Tokio

Mal i Zi- Podgoricë

Rumani- Bukuresht

Sllovaki- Bratislavë

Zvicër- Bernë

Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll.