Cërrik, Toska: Kjo është zonë e begatë bujqësore, ju siguroj se puna juaj do të vlerësohet

454
Kandidati i të majtës për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e komunës Shalës. Gjatë fjalës së tij, kandidati për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska theksoi para banorëve se do të ofrojë më shumë mundësi punësimi duke zhvilluar potencialet e kësaj zone siç janë turizmi dhe bujqësinë. Toska u shpreh se Komuna e Shalësit do të marrë vëmendjen që i takon për më shumë punësim duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët, pasi do të sigurohet që çdo gjë të eci në rrugën e duhur nga rritja e prodhimit, deri tek shitja me çmim më të mirë.
“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë, unë ju siguroj një gjë; se puna juaj do të vlerësohet më mirë. Ju siguroj vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Shalësin. Do t’ju sigurojmë që subvencioni të shkojë tek prodhuesi, dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi”, tha z. Toska.
Më tej kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm dhe problemet që ekzistojnë me ujësjellësin, kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, si dhe infrastruktura rrugore. Shumë shpejt, falë edhe mbështetjes së Qeverisë, do të marrin jetë projektet e rrugëve Elbasan-Banjë, Gostimë-Mollas dhe Cërrik-Papërr, të cilat do të lehtësojnë dhe përmirësojnë qarkullimin, si dhe shkurtojnë distancat.
Sigal