Ceremonia për ndarjen e çmimeve vjetore të gazetarisë, Presidenti Meta: “I lumtur të merrja pjesë”

526
Sigal

Presidenti Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në një ceremoni të organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për ndarjen e çmimeve vjetore të gazetarisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se ishte shumë i lumtur të merrte pjesë në këtë ceremoni dhe t’i dorëzonte në emër të tyre çmimin “Vangjush Gambeta” gazetarit, publicistit, pedagogut dhe intelektualit të mirënjohur, Agron Bala.

Më poshtë postimi i plotë i Metës:

Shumë i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për ndarjen e çmimeve vjetore të gazetarisë dhe t’i dorëzoja në emër të tyre çmimin “Vangjush Gambeta” gazetarit, publicistit, pedagogut dhe intelektualit të mirënjohur, Agron Bala, jeta dhe kontributi profesional i të cilit janë pjesë e historisë së gazetarisë së pas viteve ’90.