Ceremonia për Metën, i pranishëm edhe djali i Olldashit

Presidenti Ilir Meta pas betimit në Kuvend ka mbërritur në Presidencë ku u zhvillua ceremonia dhe takimi i kortezisë me ish-Presidentin Bujar Nishani.

Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë figura publike, deputetë nga Kuvendi dhe familja e Metës.

Nga familja e tij është vënë re vajza e vogël Era, vajza e madhe Bora, djali dhe bashkëshortja Monika Kyemadhi.

Një detaj i veçantë që është vënë re në këtë ceremoni kanë qenë dhe miqtë e fëmijëve të presidentit.

Vajza e vogël Era kishte ftuar tre shoqe dhe një shok.

Ndërsa surprizë ishte dhe prania e djalit të ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.

Glauk Olldashi është shok fëmijërie me djalin e Ilir Metës, Besartin.

Burime bëjnë me dije se Glauku dhe Besarti janë shokë të ngushtë, dhe ka qenë ky i fundit që e ka bërë pjesë të ceremonisë.