Ceremonia e Presidentit, Basha largohet para kohe, diçka i flet në vesh Berishës

513
Pas përfundimit të ceremonisë së marrjes së postit në presidencë nga ana e Ilir Metës, pati një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit nuk qëndroi tek pritja në ambientet e brendshme. Ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha u larguan menjëherë sapo Ilir Meta mbylli fjalimin e parë, duke mos u bërë pjesë e ceremonisë së pritjes. Teksa dilnin nga presidenca Basha dhe Berisha shtrënguan duart, ndërsa kreu i sapo rizgjedhur i PD-së diçka i pëshpëriti në vesh ish- kryeministrit. Pas këtij momenti, Basha u largua nga Presidenca, ndërsa Sali Berisha qëndroi më tej.
Sigal