Ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj, Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar

469
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ambasadori Amerikan Donald Lu ishte sot në ceremoninë  e diplomimit
të magjistratëve të rinj. “Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka
përfunduar, është brezi i ri ai që duhet të lërë gjurmë. Koha e gjykatësve dhe
prokurorëve të korruptuar ka përfunduar.Sot është dita juaj. Brezi ri i
gjyqtarëve duhet të lerë gjurmë. Shfrytëzoni reformën që të tregoni se njerëzit
do trajtohen me respekt. Tregoni se mund të bëni drejtësi pa para, pa ndikim
politik dhe frikë nga kriminelë të rrezikshëm.Do ngjisni mal të lartë por do ia
dilni. Ta kujtojmë këtë ditë si të parën e brezit të profesionistëve në
Shqipëri”, tha Lu.