Ceka: Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!

543
Sigal

Politikani Neritan Ceka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka ngritur pyetjen se çfarë duhet bërë që në këtë vend të bëhet shtet? Ideja e tij është që vendit në këtë kohë i duhen disa burra, që të mblidhen për të marrë vendime – jo një hordhi që i shkon pas të parit.

Mendimin e tij e përmblodhi me thirrjen: Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti!”

Në opinionin e tij në emisionin 360 gradë, Ceka tha: “Ramën ne po e bëjmë pak qesharak dhe pak budalla. S’është budalla dhe qesharak nuk është.

Hodhi topin në këtë situatë që të ndjekim Presidentin nga mbrapa: Do të bëhen 94 – s’do të bëhen 94! Do të jenë 140 apo…Dhe e di mirë dhe i çon një mesazh ,këtyre katundarëve që kishte përpara, i thotë:

“Ai është kundër reformës në drejtësi”.

Se ç’ kishte me reformën në drejtësi…sepse e di shumë mirë që nëse ka ndjeshmëri në popull, edhe ai katundari i fundit, thotë: vendi do shpëtojë kur të bëhet reforma në drejtësi, ka krijuar bindjen se shpëtimi është reforma në drejtësi.

Cili është problemi? Problemi është se nëse ne bëjmë a s’bëjmë zgjedhje në 30 qershor, – unë jam me Lefter Maliqin dhe jemi policë të dy, në kuptimin e njëlloj edukate, – duhet të mendojmë edhe atë hapin e katërt: A do të ketë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë rrëmujë?!

Pra, duhet ca burra, sepse gjithmonë përfundon me këtë që atje ka një hordhi që shkon pas të parit dhe pastaj shkon edhe vendi në katastrofë. Besoj se në këto raste duhen ca burra, siç është juristi, zonja, siç je ti, të mblidhemi dhe të themi: Cila është Shqipëria që duam? Sepse nuk është Shqipëria që duan katundarët e Rilindjes! Ata janë gati të na kthejnë tek kooperativat bujqësore.

Jo parti. Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! I zëntë bukën e kalamajve!”