Cara: Do të jemi mburojë ligjore dhe njerëzore për qytetarët e Kavajës

449
Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Engjëll Cara, u ndal në një takim me banorët e fshatit Kryemëdhenj të komunës Golem. Problem madhor në këtë komunë është prishja selektive e ndërtimeve me leje, vetëm e vetëm për presione politike. Z. Cara, u zotua para banorëve që ai, nesër, do të jetë për ta një mburojë ligjore dhe njerëzore. 
” Kjo është një zonë e cila është urbanizuar tashmë. Ka ndërtime, që janë ndërtuar dhe akoma vazhdojnë të ndërtohen por ne do të bëjmë kujdes, do të bëjmë kujdes, që, askush nesër të mos veprojë në mënyrë selektive për të prishur ndërtimet që janë gjaku dhe djersa e këtyre banorëve. Ne do jemi mburojë ligjore dhe mburojë njerëzore” 
Më tej kandidati i djathtë Engjëll Cara, ceku një tjetër problem shqetësues për këtë zonë, që është ndarja abuzive e tokës në kundërshtim me ligjin. 
“Probleme të shumta ka kjo zonë për tokat bujqësore, të cilat në këto vite nuk janë trajtuar nga ana ligjore, nga njerëz kompetentë, ndaj ne marim përsipër, azhornimin e të gjitha sipërfaqeve të tokave për çdo pjestar, për çdo fermer dhe sistemimin e tyre duke bërë këshillimin me specialistët më të mirë të fushave përkatëse, për të përcaktuar sipas strukturës së tokës dhe mënyrën më efikase për të rritur prodhimin në produkte të ndryshme bujqësore, pemtari apo blegtori”, tha Cara.
Sigal