Çani i dhuron timon Ramës: Airbag-u Meta nuk është më, po u përplase nuk ka kush të mbron

37
Edi Rama është rikthyer pas 7 vitesh në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë”. Sapo është futur në emision, nuk kanë munguar as batutat mes gazetarit dhe kryeministrit.
Duke qenë se fjala “timon” është kthyer në trend ditët e fundit përsa i përket drejtimit të qeverisë, Çani i ka dhuruar një timon Benz-i.
“Shiko, po të dhuroj këtë timon, është timon Benz-i, unë e di që ti s’i jep makinës, por është dhuratë simbolike. Nuk ka Airbag se këtu ka qenë Ilir Meta, këtu është bosh, o e zë Meta o Basha, po u përplase nuk ka kush të mbron tani, do e mbash?” pyeti Çani kryeministrin.
Rama e pranoi dhuratën e gazetarit dhe i premtoi se do e mbante.