Caktohet data dhe ora, ja kur do zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri

409
Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet nesër. Konferenca e Kryetarëve që u mblodh menjëherë pas seancës ku u ezaurua raundi i parë vendosi që seanca e ardhshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet nesër në orën 15:00.
Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.
Komisioni i ligjeve u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit dhe përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqiti seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.
Pas saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe mblodhi konferencën e kryetarëve ku u vendos data e raundit të dytë.
Sigal