‘Cakaj’/ Deputeti kosovar, Naser Rugova mesazh Metës: Ke bërë gjënë e duhur!

521
Sigal

Naser Rugova, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh mbështetjen e tij,  ndaj Presidentit Ilir Meta, për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Rugova shton se zgjedhja e Metës për të mosdekretuar një “çun të ri”, me deklarime aventuriere, ka mbështetje të gjerë jo vetëm të spektrit politik, por edhe opinionit publik.

Postimi i Naser Rugovës

I nderuar z. President, Duke ju uruar shëndet dhe mbarësi juve familjarisht për këtë vit të ri, më lejoni të shprehi konsideratat e mija më të sinqerta për qëndrimet, vendimet politike por edhe vizitat e qëlluara gjithandej etnikumit shqiptar.

Të jeni i sigurtë se vendimi juaj për mos dekretimin e një çuni të ri ( anonim ), për postin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, duke ditur se kush qëndron pas tij si dhe deklarimet e tij avanturiere, të dëmshme në raport me Kosovën dhe stabilitetin në rajon, ka mbështetje të gjerë te spektri politik, opinioni publik dhe qarku kulturor dhe analitik në Kosovë! Keni bërë gjënë e duhur! Të jeni të bindur për këtë! Do e keni mbështetjen tonë të gjithanshme! Me shumë respekt, Dr. Naser Rugova, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.