`Ça vini kot në këmbë?!`Arroganca e Ramës nga ekrani dhe përgjigjja `migjeniane` e naftëtarit

402
Kryeministri Rama i fshehur pas ekranit 110 kilometra larg nuk nguroi ditën e sotme, të bënte të fortin dhe arrogantin, edhe me naftëtarët e Fierit që po luftojnë për bukën e gojës.
Pasi përsëriti gjatë video-konferencës dy herë faktin se naftëtarët në shenjë proteste për kushtet e punës dhe pagat e papaguara nga miku dhe klienti i tij që keqpërdori rafinerinë ARMO, kanë udhëtuar nga Fieri në Tiranë në këmbë, njëri prej naftëtarëve në anë tjetër të monitorit, i dha kryeministrit një përgjigje “migjeniane”.
Naftëtari ja tha live dhe troç kryeministrit se udhëtimet e tyre në këmbë drejt zyrave të shtetit në Tiranë, bëhen sepse kanë kanë ngelur edhe pa bukë.
Debati
Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi
Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj
Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi.
Naftëtari: Nuk është nga ana ime.
Sigal