Bypass-i i Fierit dhe Vlorës, Gjiknuri: Brenda vitit rinis puna

680
Sigal

Brenda pak ditëve do të hapet tenderi për fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë që do të ndërtojë Bypass-in e Fierit dhe të Vlorës. Ministri Gjiknuri, gjatë inspektimeve në Fier deklaroi se brenda vitit do të rinisë puna për këto dy projekte të rëndësishme.Gjiknuri: Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Gjatë vizitës në Fier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi dhe dy kantieret e autoritetit rrugor shqiptar në zonën e Fierit.