Bylykbashi: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndërhyrjen në serverat tatimor

389
Sigal

Oerd Bylykbashi: Maxhoranca, tentativë të re për të penguar transparencën

 Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi doli në një deklaratë për mediat pas rrëzimit të kërkesës së PD-së nga komisionin i Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor për serverat tatimorë, duke e konsideruar si një veprim antikushtetues dhe akuzuar maxhorancës, si të pleksur ne këtë skandal. Deputeti demokrat kërkon që Kuvendi të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për skandalin e vjedhjes së të dhënave tatimore. “Këshilli i legjislacionit sot u mblodh, në mbledhjen e tij të dytë, për të shqyrtuar relacionet e përgatitura në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e serverave të tatimeve. Siç e dini ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka bërë nul vendimin e Kuvendit që refuzoi kërkesën tonë për ngritjen e komisionit hetimor. Për fat të keq ajo që duhet të denoncoj sot është që pas një akti skandaloz, një skandali i cili do të kish rrëzuar çdo qeveri demokratike siç ishte ai skandal në lidhje me vjedhjen, kopjimin dhe zhdukjen e miliona të dhënave dhe deklaratave sensitive të biznesit shqiptar nga përfaqësuesit më të lartë, të emëruar apo të zgjedhur të ekzekutivit dhe të parlamentit, pas një tentative të papranueshme dhe të turpshme për ta zhbërë këtë kërkesë, duke e rrëzuar në mënyrë antikushtetuese, siç tha vendimi i Gjykatës Kushtetuese”,-u shpreh deputeti i PD-së. Bylykbashi, duke folur për mediat, tha se: “kërkesën e opozitës për të bërë transparencë, është një tentative e pastër për të penguar transparencën edhe se, tashmë ka një vendim gjykate që është në fuqi, që është i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm nga Kuvendi dhe ne sot patëm një tentativë të re për ta vonuar dhe mundësisht për ta bllokuar kërkesën e opozitës”. Po ashtu, Bylykbashi u shpreh se “argumenti i tyre vetëm në ligj nuk bazohet dhe ajo që dua të theksoj është se, sot ka një kërkesë të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike dhe është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ngritjen menjëherë të komisionin hetimor. Ngritja e këtij komisioni është detyrim dhe çdo tentative tjetër e vendos në antikushtetutshmëri këtë maxhorancë dhe konfirmon me tej pleksjen, përfshirjen në mënyrë të drejtpërdrejtë të maxhorancës në megaskandal qeveritar, siç ishte zhdukja e milionave të dhëna nga servrat”. Ndër të tjera Bylykbashi tha se, është në detyrimin e tyre kushtetues, jo në nderin e tyre, që të bëjnë transparencë, ta lejojnë opozitën që të hetojë me instrumente parlamentare siç përcakton Gjykata Kushtetuese dhe të bëjë transparencë për Shqiptarët për këtë skandal.

“Uroj që në ditët në vijim, pra menjëherë Kryetari i Kuvendit ta fusë në axhendë. Ne do të depozitojmë sot menjëherë kërkesën që Kryetari i Kuvendit, pa vonesë, të procedojë dhe të vërë në kalendarin e  punës dhe në axhendën e seancës të ardhshme plenare kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit”,-përfundoj falën deputeti i djathtë, Oerd Bylykbashi.