Bylykbashi: Shkarkimi i kryetarit të KQZ, i paligjshëm. Do të çonte në një krisje të re

457
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaron se shkarkimi i kryetarit të KQZ-s1ë nga mazhoranca është i paligjshëm dhe synimi është thjesht kapja e KQZ-së prej saj. I pyetur nga mediat sot për kërkesën e PS për “depolitizimin e KQZ-së, Bylykbashi tha se ajo ishte qesharake dhe do të çonte drejt një krisjeje të re.
“…Ky propozim, – tha ai, – do të provonte një kapje totale edhe të KQZ nga shumica, do të çonte drejt një krisje të re. Kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ shkel cdo normë ligjore. Propozimi i Ballës është për të kapur KQZ nga shumica.
…Ka një tërheqje nga shumica, por mbajtja në program tregon se e kanë ende qëllim. Shkarkimi është i paligjshëm. Parlamenti mund të vendoset në veprim vetëm përmes një kërkesë nga KQZ dhe për këtë duhetn 5 vota; çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe anti kushtetues.”
Sigal