Bylykbashi: Ramës i duhet prokuroria, për të mbyllur disa punë

475
Deputeti i PD-së, Bylykbashi akuzon sërish kryeministrin Edi Rama se kërkon që të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ka hallin e dosjeve të nxehta të korrupsionit që i rrezikojnë qeverisjen. “Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e posaçme antikorrupsion. SPAK është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit. Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK. Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë prokurorët e krimeve të rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktojë ata që do Kryeministri. Dhe pastaj ka sharlatanë që thonë, se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi” shkruan ai.
Sigal